Du är här:

Shqip (Albanska)

Instituti Suedez i Teknologjisë Ndihmëse (SIAT) është qendër kombëtare burimesh që përfshin teknologjitë ndihmëse dhe qasshmërinë për personat me paaftësi fizike.

SIAT-i angazhohet për pjesëmarrje dhe barazi të plotë të personave me paaftësi fizike duke u ofruar atyre qasje të plotë në teknologji ndihmëse të cilësisë së lartë, furnizim të  efektshëm me pajisje ndihmëse dhe mjedis të qasshëm.

Në aktivitetet e Institutit Suedez të Teknologjisë Ndihmëse janë përfshirë testimi dhe ndihma gjatë blerjes së pajisjeve ndihmëse, kërkimi dhe zhvillimi, analizimi i nevojave, njohja dhe metodologjitë, zhvillimi, trajnimi dhe krijimi i kapaciteteve, bashkëpunimi ndërkombëtar si edhe informimi e komunikimi.

Instituti Suedez i Teknologjisë Ndihmëse drejtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Çështjeve Sociale si edhe nga Shoqata Suedeze e Autoriteteve Lokale dhe Rajoneve (SALAR)

Faktaansvarig: Webbredaktionen (webbredaktion@hi.se)
Senast granskad: 2010-05-10
Dela sida
| Fler